Theresa May thotë se ka bërë çmos për të ofruar Brexit, por më 7 qershor ka deklaruar se do të jetë ditë kur ajo të dorëhiqet: “Unë kam bërë gjithçka që mundem për t’i bindur deputetët që ta mbështesin atë marrëveshje … fatkeqësisht nuk kam qenë në gjendje ta bëj këtë”.
Ajo do të japë dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore të premten më 7 qershor. Ndërsa procesi për të zgjedhur një udhëheqës të ri do të fillojë në javën e ardhshme.