Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Trupat britanikë do të dërgohen për të mbështetur operacionet e NATO-s në Kosovë. Deklarata është bërë nga sekretari britanik i Mbrojtjes, sekretari i mbrojtjes, Sir Michael Fallon, raporton BBC. Sir Michael Fallon ka thënë se rreth 30 ushtarë do të udhëtojnë vitin e ardhshëm për t’iu bashkangjitur Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), për një periudhë njëvjeçare. Ai ka pohuar se sfida të mëdha të sigurisë dhe stabilitetit ende qëndrojnë në Ballkanin Perëndimor. Trupat britanike do ta kenë bazën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, dhe do të funksionojnë në mbështetje të KFOR-it në disa operacione. Sir Michael ka thënë: “Nato mbetet një gur themeli i mbrojtjes sonë”

Artikulli paraprakSHIRAT ZBULOJNE KANABISIN E FSHEHUR
Artikulli tjetërMINISTRJA KODHELI PROMOVON NJERIUN QE NDERTOI URAT “BAILEY”