Britania e Madhe është goditur nga stuhia “Eleonor”, e cila ka lënë pa energjie elektrike shumë banorë, ndërsa është rrezikuar edhe jeta e shumë njerëzve. Këtë mëngjes shumë udhëtime janë anuluar pasi edhe forca e dallgëve të detit ishte shumë e mëdha. Shoferët u përballën me vonesa në rrugën M5 gjatë natës dhe në mëngjes pasi dy kamionë u përmbysën gjatë stuhisë Eleanor.
Një paralajmërim i verdhë është lëshuar për Irlandën e Veriut, Anglinë, Uellsin dhe skajet jugore të Skocisë. Gjithashtu është paralajmëruar për ura të mbyllura, ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të valëve të telefonave, duke shkaktuar një kaos.