Emigrantët që jetojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe do të dëbohen menjëherë pa pasur nevojë për vendim gjykate. Ky është plani i ri i qeverisë për të përballur krizën e emigrantëve. Ministrja e Brendshme, Theresa May duke paralajmëruar emigrantë për masat e reja tha se “rrugët e Britanisë nuk janë të shtruara me flori”.

Gjithashtu, pronarët të cilët nuk kontrollojnë statusin e qiramarrësit të apartamenteve do të gjobiten ose burgosen deri në pesë vjet burg parashikon ligji i ri i emigracionit. Qeveria britanike është akuzuar se po vepron “moralisht në mënyrë të qortueshme” pasi Ministria e Brendshme konfirmoi planin për t’u hequr ndihmën ekonomike familjeve që u refuzohet aplikimi për azil.

Artikulli paraprakUEFA NDËSHKON KUKËSIN, HUMBET 3-0 NË TAVOLINË
Artikulli tjetërVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR