Enti Rregullator britanik për Mbrojtjen e të Dhënave njoftoi se do të gjobisë me 565 mijë Facebook-un pas skandalit së “Cambridge Analytica” dhe përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

ICO-ja nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016.

Facebook është përfshirë në një situatë delikate prej disa muajsh në skandalin “Cambridge Analytica”. Kjo kompani britanike është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e përdoruesve të dhëna personale për qëllime politike,

për të avantazhuar alternativën pro-BREXIT në Britaninë e Madhe dhe Donald Trump në presidencialet amerikane në vitin 2016.

Grupi e pranoi edhe vetë personalisht se ka qenë në dije që në vitin 2015 se të dhënat personale kishin mbërritur deri në Cambridge Analytica.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, ICO njoftoi se hetimi arriti në përfundimin se Facebook kishte shkelur ligjin, duke anashkaluar mbrojtjen e të dhënave personale.

Ajo bëri gjithashtu të ditur se kompania nuk është treguar transparente në lidhje me mënyrën sesi të dhënat personale janë mbledhur nga palët e tjera.

Artikulli paraprak“MBI 50% E NJERËZVE TË DREJTËSISË ME PROBLEME”
Artikulli tjetërKUKËSI MERR VETËM BARAZIMIN NDAJ VALLETA