Britania në alarm nga terrorizmi Mediat: 23 mijë të identifikuar si terroristë në gjithë vendin
Autoritetet britanike janë në alarm nga një numër i madh i personave të identifikuar me prirje ekstremiste islamike. E përditshmja britanike ” The Times” shkruan se në territorin e Britanisë së Madhe jetojnë aktualisht mbi 23 mijë terroristë. Mes tyre, 3 mijë përbëjnë kërcënim real. E përditshmja i referohet disa të dhënave nga burime pranë qeverisë në Londër. Sipas “The Times”, këta indivitë janë vënë nën mbikqyrje menjëherë pas sulmit terrorist në Mançester javën e kaluar, ku u vranë e u plagosën dhjetëra të rinj.