Britney Spears zgjedh ti përgjigjet komenteve negative që bëri Katy Perry për gjendjen mendore të 35-vjeçares.

Në tapetin e kuq të Grammy, Katy Perry u pyet në lidhje me albumet e saj dhe pushimin që ka bërë këto kohë dhe u përgjigj: “Kjo quhet të kujdesesh për shëndetin mendor.” Kur prezantuesi vazhdoi pyetjet duke i thënë se si kishte kaluar koha, ajo i tha: “Fantastike. Dhe nuk e kam rruajtur kokën akoma.” E gjithë kjo është një tallje që i është bërë në mënyrë direkte Britney Spears, e cila në 2007 kishte rruajtur kohën pak kohë pasi kishte dalë nga rehabilitimi. Britney zgjodhi mënyrën e duhur që ti kthejë një përgjigje të denjë që i ka pëlqyer edhe ndjekësve. Në Tweet-er, diva e popit postoi një foto ku shkruante një thënie nga bibla: “Goja e saj flet nga ajo që e mbush zemrën e saj. Luke 6:45.” Nuk ka akoma reagime apo replika nga ana e Katy Perry për këtë foto.

Artikulli paraprakRRËFIM – ISAK BALA
Artikulli tjetërMIRATOHET VENDIMI, RRITEN PAGAT E POLICËVE BRENDA DHE JASHTË ORARIT TË PUNËS