Është e disata herë që Bashkimi Europian bën thirrje që debati politik në Shqipëri duhet të zhvillohet brenda në parlament.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha se po ndjek nga afër zhvillimet politike në Shqipëri “Ne po ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Ne besojmë se debati politikë nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit. Për ne e rëndësishme është që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhje”, ka thënë Koçijançiç. Deklaratat u bënë nga Brukseli duke folur për një grup gazetarësh nga Rajoni.