MUSTAFA: KJO NJË MARRËVESHJE MJAFT E RËNDËSISHME PER TË VIJUAR DIALOGUN MES DY VENDEVE. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian,

Federica Mogherini bëri të ditur se është arritur marrëveshje për drejtësinë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që rifilluan të hënën në mbrëmje. Pas mese katër orë bisedimesh, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmbyllën marrëveshjen për drejtësinë. Zonja Mogherini nëpërmjet një komunikate tha se “kësisoj ata përmbyllën një kapitull kritik për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që do të përmirësojë në mënyrë thelbësore jetën e qytetarëve në terren”.Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan për herë të parë, për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Çështja e gjykatave në veriun e Kosovës ishte pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet të dyja vendeve në prill të vitit 2013 në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat Kosovës i mundësuan marrëveshjen e stabilizim asocimit, ndërsa Serbisë, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËRBALLË HUMBJEVE DHE AKUZAVE
Artikulli tjetërRAMA: TRITOLI NJË AKT TERRORIST NGA MONSTRAT QË DUAN TË KAPIN SHTETIN