Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Marta Kos, komisionere e BE për Fqinjësinjë dhe Negociatat për Zgjerimin.

Kos është një figurë kyçe në politikat e BE-së për zgjerimin e mundshëm të unionit, duke mbikëqyrur proceset e anëtarësimit për vende që aspirojnë të bashkohen në BE-në, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Pas pak në Bruksel pritet të nisë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, e cila do të ketë në fokus partneritetin dhe rrugëtimin europian.

Artikulli paraprakVIDHNIN ME DHUNË BANESAT NË LUKSEMBURG, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT
Artikulli tjetërDITA KOMBËTARE E DIASPORËS/ MINISTRI BALLA: DUHET T’I GARANTOJMË ÇDO FËMIJE ME PRINDËR SHQIPTARË QË TË MËSOJË SHQIPEN