Zyra e prokurorit feeral të Belgjikës, ka paralajmëruar sot për një sulm terrorist që i kanoset Brukselit më 15 janar, pikërisht një vit pas sulmit të parandaluar në qytetin e Verviers.

“Ekziston rreziku që dikush do të përpiqet të kryejë sulme në vendin tonë më 15 janar”, ka deklaruar prokurori federal Frederik van Leuven. Një vit më parë, një grup i shihadistëve të Shtetit Silamik, kishin planifikuar të kryejnë sulme ndaj policëve më 15 janar në qytetin belg Vervjeu, ku gjatë aksionit policor në atë ditë 2 persona humbën jetën dhe një i dyshuar u arrestua. Policia gjermane ka ndaluar 31 të dyshuar, pasi ka kaluar vetëm një javë nga dhuna  e ushtruar kundra qindra grave e vajzave natën e ndërrimit të viteve në Këln. Mes tyre janë edhe 18 refugjatë që kërkojnë azil në Gjermani, bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane, Tobias Plate.  Ndërkohë, pak orë pas këtij komunikimi ka ardhur lajmi për shkarkimin e shefit të policisë së Këlnit. Ëolfgang Albers,60 vjec është informuar nga ministri i brendshëm i Landit Ralf Jaeger se do të dalë në pesion të parakohshëm. Deri më tani, Albers kishte mohuar çdo përgjegjësi lidhur me ngjarjen dhe kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të dorëhiqej.  Ndërkohë, të gjithë të ndaluarit janë marrë në pyetje; 9 prej tyre janë me origjinë algjeriane, 8 nga Maroku, 5 nga Irani dhe 4 nga Siria. Të tjerët janë dy shtetas gjermanë, një iraken, një serb dhe një shtetas amerikan. 

Artikulli paraprakBILL KLINTON, FTON AMERIKANËT TË MBËSHTESIN BASHKËSHORTEN E TIJ
Artikulli tjetërPROTESTA NE KOSOVE, PROTESTUESIT DJEGIN DISA AUTOMJETE