Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka reaguar nga Shkodra për nismën e qeverisë në luftën ndaj informalitetit. Kryetari i BSPSH në Shkodër Albert Tukaj deklaron se bizneset po dëmtohen rëndë.Tukaj deklaron se kontrollet në biznese po bëhen me dy standarte duke ndarë politikisht të majtë dhe të djathtë.

BSPSH thotë Tukaj ka gati aksionin e protestave dhe grevave për padrejtësitë që po i bëhen biznesit ku janë të ftuar që të bashkohen të gjithë.Sipas BSPSH në muajt në vazhdim ulja e papunësisë dhe vendimet radikale të qeverisë ndaj biznesit do të jenë tejet të ndjeshme për vendin ndaj këto aksione kontrolli duhen zbutur për të mos thelluar krizën ekonomike.

Artikulli paraprakTË PLAGOSURIT NË SPITAL, MJEKU: JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Artikulli tjetërARRESTOHET DEPUTETI SOCIALIST ARMANDO PRENGA