Bashkimi i sindikatave te pavarura Shkoder pas nje viti intesiv qe kaloi sic ai i 2015 me protesta ben te ditur se e njejta linje do te vazhdoje edhe kete vit nese qeveria do te ndermarre masa drastike ne dem te punonjesve te thjeshte.
Kryetari i kesaj sindikate Albert Tukaj shprehet se protestat massive do te jene refren edhe i vitit 2016. Kryetari Tukaj ka dashur ti jape nje pergjigje ne distance edhe presidentit te konfederates sindikale Kole Nikolli ne lidhje me ligjshmerine e kontrates me ministren e arsimit. Pak dite me pare Konfederata Sindikale doli qarte kunder kontrates se firmosur disa jave me pare mes Ministrise se Arsimit dhe sindikates se pavarur me president Gezim Kalaja duke e quajtuar te jashteligjshme ndaj per kete i eshte drejtuar gjykates. Madje z.Kole Nikolli rrefej se ka derguar ne gjykaten administrative ne Tirane kete çeshtje pasi sipas tij bspsh ka manipuluar emrat e arsimtareve.