Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e quan të padrejtë shkarkimin e punonjësve të spitalit të Shkodrës që do të bëhet në vazhdimësi.

Presidenti i BSPSH Gëzim Kajala në një takim në Shkodër u shpreh se sindikatat janë në mbështetje të kësaj shtrese. Qeveria shqiptare po tregohet agresive me punonjësit akuzon kreu i BSPSH. Nëse dialogu social nuk arrihet për të mos lejuar shkarkimin e punonjësve nga spitali por edhe për respektimin e të drejtave të disa shtresave të tjera atëherë Kalaja paralajmëron se do të ketë protesta të tjera edhe në Shkodër. Kreu i sindkatave ishte në Shkodër për të nisur një riorganizim të BSPSH-së në 12 qarqet e vendit por edhe për të bërë të ditur organizimin e madh të kësaj sindikate në kuadër të 25 vjetorit të krijimit të saj.

Artikulli paraprakSamsung Galaxy S7 Edge, telefoni më i mirë i momentit
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU VENDOS, SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS ME 4 SHTATOR