Juventus fitoi derbin me Torino me rezultatin 4 – 1 ndërsa Gigi Buffon vendosi rekordin e ri të pathyeshmërisë në portë.

Kapiteni i Juve, edhe pse pësoi gol në fillimin e pjesës së dytë kaloi Sebastiano Rossi, që mbante këtë rekord prej sezonin 1993 – 1994. Buffon qëndroi 973 minuta me portë të paprekur. Juventus vijon rrugën drejt titullit duke siguruar suksesin e radhës. Napoli qëndron përsëri në garë duke fituar me përmbysje 3 – 1 me Genoa. Pasimin për golin e parë të kthesës e dha Elsied Hysaj. Milan barazoi 1 – 1 me Lazio, një rezultat që nuk kënaq asnjë prej ekipeve. Të shtunën Inter ndali fitoret e Roma. Ndeshja në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 1 – 1.

Artikulli paraprakLONDRA SHTON MASAT E SIGURISË, ALARM PË 10 SULME TERRORISTE
Artikulli tjetërKUNDËRSHTON POLICINË, ARRESTOHET 32 VJEÇARI