Bujar Nishani i jep shtetësinë shqiptare futbollistit kosovar

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare futbollistit kosovar Taulant Bexhet Shkodra. Ndërsa nëpërmjet të njëjtit dekret edhe sportisti Ilir Asllan Pushka ka marrë pasaportën shqiptare. Dekreti i miratuar nga presidenti Bujar Nishani ka hyrë në fuqi me datë 12 dhjetor menjëherë pas miratimit. Taulant Shkodra e ka nisur karrierën si futbollist në Ligën e tretë në Belgjikë, te klubi Babaconda. Më pas për 3 sezone ka luajtur për klubin Bethune, ekip ky qe garon në Supër Ligën e e Francës.

Artikulli paraprakMASIVI I BORËS ZË POSHTË FËMIJËT, SHPËTON NJËRI
Artikulli tjetërVRASJA ME THIKË NË VJENË PËR KAMERIEREN,VETËDORËZOHET SHQIPTARI