Një atmosferë tejet e veçantë pritet të krijohet sonte në sheshin festiv para bashkisë Shkodër. “Koncerti I Krishtlindjes” ka bërë bashkë këngëtarët më të mirë të Shkodrës dhe jo vetëm, ku spikat mjeshtri I madh Bujar Qamili. Përmes Star Plus Tv, mjeshtri I madh Bujar Qamili fton të gjithë qytetarët të ndjekin nga afër koncertin, duke filluar nga ora 19:30
Bujar Qamili ka edhe një urim për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Në “Koncertin e Krishtlindjes” marrin pjesë edhe këngëtarë të tjerë të njohur të cilët premtojnë një atmosferë festivë në sheshin para bashkisë Shkodër.