Në studion e Star Sport Bujar Qamili u shpreh se mendon që tre ekipet të cilat i kanë vulosur tre vendet e para janë Partizani, Tirana dhe Egnatia ndërsa shpreson që e katërta të jetë Vllaznia. I pyetur nëse do ketë një këngë tjetër dedikuar Vllaznisë “Nderi i Kombit” Bujar Qamili tha se ikën vitet kur Vllaznia shpallej kampion, dhe madje ka dy vite që e ka larguar mendjen që Vllaznia të shkojë drejt këtij titulli.