Mjeshtri i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, në natën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar një iftar për besimtarët muslimanë.

Kjo tashmë është kthyer në një traditë për Bujar Qamilin. Pjesëmarrës në këtë iftar ishin besimtarë shokë e miq të këngëtarit të mirënjohur. Në emër të myftinisë Arben Halluni falenderoi mjeshtrin e muzikës Bujar Qamili.

Për mjeshtrin Bujar Qamili shtrimi i iftarit është kënaqësi dhe respekt.

Ky është viti i dhjetë që Bujar Qamili shtron iftar për besimtarët muslimanë. Përgjatë gjithë muajit të Ramazanit në Shkodër janë shtruar iftare nga Myftinia, Bashkia dhe shoqata e individë të ndryshëm.

 

Artikulli paraprakMYFTIU: NDAL VRASJES SË FOSHNJAVE DHE PRINDËRVE
Artikulli tjetër“TË PËRMBYTURIT VAZHDOJNË TË PËRMBYTEN”