Ashtu siç është bërë traditë prej 12 vitesh, këngëtari I njohur shkodran “Nderi I Kombit” Bujar Qamili ka shtruar iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit. Bujar Qamili tha se shtrimi I këtij iftari vjen edhe si mbështetje ndërkohë që fton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë mundësi, të jenë pranë personave të pamundur në këtë muaj të begatë.

I pranishëm në këtë iftar, përgjegjësi I myftinisë Arben Halluni vlerëson traitën prej më shumë se një dekade të shtrimit të iftarit.

Besimtarët muslimanë agjërojnë në muajin e shenjtë me shpresë për falje dhe më shumë mirësi nga Zoti.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: NE JEMI ALTERNATIVA MË E MIRË PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË KONCERT KLASIK NË LEZHË