Ndotja në liqenin e Komanit vijon që të mbetet një shqetësim. Pronarët e bujtinave në lumin e Shalës shprehen se nuk është e vërtetë se institucionet kanë ndërmarrë operacione të mirëfillta për pastrimin e mbetjeve të cilat nuk vijnë nga lumi i Shalës por nga liqeni i Fierzës apo nga Kosova e Maqedonia e Veriut përmes Drinit të Zi.

Pronarët e bujtinave në lumin e Shalës thonë se turizmi me këto mbetje masive është i rrezikuar.

Një apel shkon për institucionet që të pastrojnë liqenin e Komanit.

Një prej menaxherëve të bujtinave në lumin e Shalës Gjon Gjeka, e quan propagandë reagimet e institucioneve për pretendimet e tyre për pastrimin e liqenit të Komanit.

Edhe më përpara pronarët e bujtinave dhe vizitorë e turistë të shumtë që shkojnë në lumin e Shalës apo drejt Fierzës në Valbonë në Tropojë kanë kërkuar pastrimin e liqenit të Komanit nga ndotja e cila sa vjen e shtohet.

Artikulli paraprakQARKU NDERON KLERIKUN SHKODRAN NASURIDIN AL-ALBANI
Artikulli tjetërKUVENDI/ SHQIPËRIA DO TË PRODHOJË DHE SHESË ARMË, MIRATOHET ME 76 VOTA PRO LIGJI! I HAPET RRUGË KRIJIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE ‘KAYO’