Ishte vetem 15-vjeç kur hipi për herë të parë në autokombanjë, e prej 48-viteve nuk i ndalet këtij profesioni, për tju siguruar buken qytetareve.Përsonazh i kësaj historie është Sander Frroku nga Kurbini, i cili i frymëzuar nga babai i tij nisi të merrej me këtë profesion që në moshe të vogel.

Me moton “Buka është e Shenjtë”, 63-vjeçarin e gjejmë duke korrur grurin në fushat e Kurbinit.Përgjatë veprimtarisë së tij 48-vjeçare tregon se ka punuar në zona të ndryshme të Shqipërisë, punë e cila kishte dhe vështiresitë e veta.

Me keqardhje thotë se siperfaqet e mbjella me grurë çdo vitë e më shumë po vinë dhe tkurren, por Sander Frroku ka vendosur të mos e braktisë profesionin.

Sander Frroku është ndër autokombanjeret e dashuruar pas profesionit, të cilin ka vendosur ta ushtrojë derisa të ketë jete.

Artikulli paraprakMYFTIU PRITI NJË DELEGACION TË KRISHTERË NGA ITALIA
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET NGA ZJARRI KULLA GISTORIKE NË MIRDITË