GJKKO ka pezulluar me 1 vit gjykimin për privatizimin e fabrikës “Buka”.

Argumenti i gjykatës në lidhje me pezullimin e gjykimit vjen prej mungesës së Arben Ahmetaj. Procesi do të rifillojë në momentin që Ahmetaj të kapet dhe të dalë përpara togave të zeza.

Ish-numri dy i qeverisë akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në dëmin e rreth 7 miliard lekëve të vjetra.

Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati teksa së fundmi ka dhënë edhe një intervistë për Syri TV ku akuzonte kryeministrin Rama se e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh.

Më herët SPAK mbylli hetimet për privatizimin e “Buka Sh.A.” dhe e çoi dosjen për gjykim.

Artikulli paraprakPUKË, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES, ARRESTOHET 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërAMNISTIA PENALE, JAVËN TJETËR NË KOMISIONIN E LIGJEVE PASTAJ NË SEANCË! ULSI MANJA: QASJE POZITIVE PËR DISA PROPOZIME TË OPOZITËS