Buka n’strajcë…

Kështu e kanë titulluar nismën e tyre një grup kuzhinierësh, të cilët u pritën në ambientet e gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” me një qëllim sensibilizues për t’i dhënë rëndësinë e duhur ushqimit të shëndetshëm. Bledar Kola, njëri prej nismëtarëve të këtij sensibilizimi në qytetin e Shkodrës ngriti gjithashtu shqetësimin për numrin në rritje të fëmijëve obezë. Sipas tij, përdorimi I ushqimeve të shpejta është njëra nga arsyet kryesore.

Nxënësit e klasës së 12 A pranë gjinazit Atë Pjetër Meshkalla gjithashtu shprehën nevojën për sensibilizim të gjerë për vlerat që kanë ushqimet e përgatitura në shtëpi. Kjo lëvizje qytetare me qëllim përfshirjen e nxënësve të shkollave por jo vetëm, është pjesë e nismës ndërkombëtare të quajtur Slow Food.

Artikulli paraprakKALAJA E SHKODRËS ME BILETARI ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërVELIPOJA, HARROHEN 6 RRUGËT DYTËSORE TË PLAZHIT