Ambasada Bullgare zgjodhi Kukësin ku ka një pakicë etnikë për të festuar Ditën Kombëtare.
Një ansambël i njohur interpretoi për të pranishmit pjesë nga fondi i artë i folklorit bullgar, ndërsa përfaqësuesi i Sofjes në Tiranë vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Folklori bullgar erdhi përpara publikut kuksian nën interpretimin e Ansamblit të Valleve Popullore bullgare “Vangeloff”.
Artistët performuan valle me motive dhe muzikë të traditës bullgare, me tematika të larmishme dhe koreografi që kanë hyrë në “Fondin e Artë” të trashëgimisë bullgare.
Në skenën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” performoi edhe grupi artistik i Shishtavecit me disa koreografi folklorike nga treva e Gorës, komunitetit të klasifikuar si pakicë etnike bullgare.
Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri i pranishëm në koncert vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Koncerti u organizua me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri dhe Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë në bashkëpunim me bashkinë Kukës.