Bullgarët tentojnë të vjedhin bankomatin arrestohen në flagrancë
Tentojnë të vjedhin bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Sarandë, arrestohen në flagrancë dy bullgarë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ka qenë një telefonatë që reth orës 06:10 ka dhënë alrmin në Sallën Operative Sarandë. Pasi është njoftuar nga qendra e kontrollit të Bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen “Nr. 4”, në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy persona me disa vegla pune në dorë të cilët po tentojnë të vjedhin bankomatin, efektivët janë vënë në lëvizje. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë kapjen në flagrancë të dy personave që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Mihal. Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari. Aleksandër. D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari. Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penle “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.