Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje kreut të qeverisë Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë veriore.
Ai deklaroi se do të votonte pro heqjes së vetos, duke vënë në dispozicion 59 votat e tij, vendim ky i cili do t’i jepte edhe Shqipërisë “dritën jeshile” për integrimin në BE.
Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një postim në Twitter shkruan: Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara.