Cdo ditë qytetarë të ndryshëm i drejtohen Klinikës Ligjore në qytetin e Shkodrës e cila ofron konsulencë falas, ku ankesat e shprehura më së shumti kanë të bëjnë me administratën publikë, mes së cilave edhe zyra e Aluizni-t në Shkodër.

Përfaqësuesja e Klinikës Ligjore Griselda Dama theksoi se në periudhën kohore të tre muajve që kur është hapur kjo zyrë janë regjistruar 65 raste ankesash nga qytetarë në trajtimin e çështjeve administrative dhe civile.

Dama ka sqaruar per qytetaret e Shkodres objektivat kryesor të funksionimit të klinikës së ligjit.

Vazhdimisht qytetaret mbeten peng i konflikteve per shkak te mungeses se informacionit apo dhe te ardhurave financiare.

Ndaj kjo klinikë do t’ju vijë në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë aftësi financiare që të marrin një këshillë ligjore me pagesë nga shërbimet private.

Klinika e ligjit eshte financuar nga LevizAlbania dhe zbatuar nga fondacioni Shqipëria e hapur , janë qendra të specializuara, të cilat kanë për kompetencë të ofrojnë ndihmë juridike falas dhe shërbime të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët.

Qëndra në fjalë përbëhet nga staf i kualifikuar, juristë dhe avokatë me përvojë në trajtimin e çështjeve administrative dhe civile.

 

Artikulli paraprakPARKINGJE PËR PËRSONAT ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërRRËSHQITJE GURËSH NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË