MEIDAT E HUAJA JEHONË HAPJES SË BUNKERIT ANTIBËRTHAMOR .Fama e bunkerit gjigant ndërtuar në kohën e komunizmit që u hap veçse një ditë më parë për publikun shqiptar i ka kaluar kufijtë. Media të huaja kanë shkruar për këtë bunker sekret nëntokësor ndërtuar dekada më parë për t’i mbijetuar një sulmi të mundshëm bërthamor nga ana e Bashkimit Sovjetik apo Shteteve të Bashkuara.

“Kryeministri Edi Rama udhëhoqi vizitorët, përfshirë ambasadorë perëndimorë, në një vizitë në bunkerin 5 kate nën dhe me 106 dhoma të papërdorura kurrë më parë”, shkruan ABC News.Ndërsa e përditshmja italiane ANSA jep më tepër detaje mbi kohën e ndërtimin të bunkerit duke cituar edhe fjalën e kryeministrit Rama: “Ne kemi hapur një enciklopedi të kujtesës kolektive që paraqet mijëra copa të ngjarjeve të zymta dhe të jetës nën komunizëm”.Ajo shton më tej se ndërtesa është mbajtur për një periudhë të gjatë sekret dhe përdorej nga regjimi i vjetër vetëm gjatë stërvitjeve ushtarake. Pikërisht në këtë ndërtesë simbol të komunizmit ndërkombëtar, ambasada italiane ka planifikuar të organizojë një seminar kushtuar all’Exo Milano në vitin 2015

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, BASHKIA HARRON DEKORIN
Artikulli tjetër“TE JETOSH NE LUMIN BUNA”