Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi është lënë në arrest me burg.

Avokati i Klosit, Ilirjan Muho në një komunikim për mediat, deklaroi se pastruesja ka dhënë deklarime të pavërteta, duke theksuar se nuk do të habitej nëse në ditët në vijim të ndryshonte sërish dëshminë.

Sipas tij Rozeta Dobi synon të shpëtojë djalin.

“Është një deklaratë e përciptë dhe është debatuar gjatë lidhur me pyetjen që ka bërë oficeri i policisë gjyqësore. Nuk është pyetur se cili është burimi i parave. Flitet për një kontradiktë , por nuk është e vërtetë. Alda Klosit i është thënë vetëm çfarë të ka humbur dhe na jep përshkrimin e sendeve që të kanë humbur. Lekët janë për xhaxhain sepse kishte nevojë për të përballuar shpenzimet për kurimin në Amerikë. Mos u çudisni kur të jeni para një deklarimi tjetër. Unë nuk besoj në atë çfarë ka thënë Rozeta Dobi.

Nëse thotë një deklaratë tjetër, çfarë do të bëjë Prokuroria, do t’i thotë më fal Alda Klosit, duke shtuar: “I kemi kërkuar, pasi prokuroria po kërkon të verifikojë vërtetësinë e dëshmive të saj. Prokuroria më parë e arrestoi, dhe tani po kryen veprimet. nëse të dhënat tregohen të pavërteta, ça do bëjë prokuroria. Prokuroria po përdor si ‘thembër të Akilit’ dëshminë e kësaj shtetaseje (Dobi). Ajo mund të bëjë një deklaratë tjetër më vonë.”, tha ai.

Artikulli paraprakLARGIMI I TË RINJVE, FSHATRAT E SHKODRËS KTHEHEN NË AZILE
Artikulli tjetërRREZIKON SHEMBJEN, EKSPERTËT TEK URA E ZOGUT