Burg për 9 të arrestuarit e dosjes së grabitjes së 36 ha tokë në Spille

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 9 personat e arrestuar në lidhje me përvetësimin e 36 hektarëve tokë në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Kështu, prapa hekurave do të mbeten zyrtarët dhe ish-zyrtarët: Seit Cikalleshin Dritan Kazanin Andi Gjeci Bexhet Pjeci Ilir Kaja Agron Xhelezi Dashnor Çullaj Altin Copa Enver Duqi Këta shtetas u arrestuan pas hetimeve 9 mujore të prokurorisë ku është zbuluar grabitja e hapësirës së tokës në plazhin e Spilleve duke ndryshuar destinacionin nga tokë shtet në tokë arë dhe duke e regjistruar më pas në emrat e të afërmve të tyre, përfshirë edhe të afërm të ish-kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.

Artikulli paraprakARRESTIMI I 7 SHQIPTARËVE NË HOLANDË, VLERA E KOKAINËS 4 MLN EURO
Artikulli tjetërPLAGOSJA NE TIRANE,IDENTIFIKOHET AUTORI