Burg për falsifikim ushqimesh

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut duke shkaktuar deri edhe humbje të jetës, subjektet që prodhojnë ushqime në mënyrë të kundërligjshme ia hedhin vetëm me një gjobë. Por vetë përfaqësuesit e biznesit po përgatisin një propozim që ashpërson kodin penal për falsifikatorët e ushqimeve. “Gjoba mund të jetë element penalizimi kur subjektet demonstrojnë se kanë marrë të gjitha masat për të mos ndodhur situata, nëse rezulton se ka ardhur si pasojë e mungesës së respektimit të rregullave aq më tepër e përdorimit me koshiencë të përbërësve të palejuar nuk ka më gjobë, por penalizim me burg të operatorit”, u shpreh Alban Zusi, Qendra Shqiptare e Eksporteve. Dënimi me burg parashikohet në kodin aktual deri në 5 vite, vetëm për rastet kur kosumatori humbet jetën. Por biznesi propozon ashpërsimin edhe të kësaj mase. “Minimumi 10 vite burg në rastet e humbjes së jetës apo dëmtimeve të rënda në mënyrë që asnjë operator ta ketë të qartë që të mos e kalojë me një gjobë”, u shpreh Alban Zusi. Nëse provohet se nuk ka kryer kontrollin e subjektit të kundraligjshëm sipas procedurave, propozohet që edhe inspektori i AKU së të gjendet bashkëpërgjegjës. “Inspektorët e AKU-së që kanë për detyrë të ndërtojnë sistemin, të jenë po kaq përgjegjës madje edhe me ndënime penale”, thotë Zusi. Propozimi do të depozitohet në ministrinë e bujqësisë, drejtësisë dhe parlament.

Artikulli paraprakNUK KA NEGOCIATA, VETËM NDËRMJETËSIMI I LU NË PRITJE TË BASHËS
Artikulli tjetërBASHA-ALEATËVE: RAMA ËSHTË TËRHEQUR NGA PAKETA MCALLISTER