Një gjykatës amerikan ka dënuar kreun meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán me burgim të përjetshëm plus 30 vjet.
Guzmán, 62 vjeç, u gjet fajtor për 10 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, nga një gjykatë federale në Nju Jork në shkurt.
Ai u arratis në një burg meksikan përmes një tuneli në vitin 2016, por u arrestua më vonë. Ai u ekstradua në SHBA në vitin 2017. Ai është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Gjatë gjyqit, dëshmitarët thanë se kishte torturuar armiqtë e kartelit të tij.
Duke folur përmes një përkthyesi pak para dënimit të së mërkurës, Guzmán tha në sallën e gjyqit në Bruklin, se burgimi i tij në SHBA kishte qenë “torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë”.
Ai gjithashtu tha se kishte pasur një gjyq të padrejtë, duke akuzuar juristët për sjellje të keqe.