Gjykata e dha vendimin e tillë teksa prokuroria kishte kërkuar 30 vjet burg për katër të akuzuarit.
Gjykata ka dhënë 18 vjet burg për Arjan Ziun, 17 për vëllain e tij Mikel Ziu dhe po nga 17 për djemtë Rudi dhe Antonio Ziu. Katër shqiptarët u dënuan me burg për vrasjen e Roberto Tizit në vitin 2015 në Teramo, teksa ky po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshorten. Po gjykata ka dhënë vendim edhe një dëmshpërblim me 30 mijë euro për prindërit e italianit të vrarë, Roberto Tizi. Roberto Tizi u vra nga ana e Arjan Ziut me dy plumba pistoletë në kokë në makinë. Katër shqiptarët më pas edhe e kanë goditur në kokë italianin pas vrasjes. Hetuesit thanë se vrasja e italianit ka ndodhur pas një sherri mes tij dhe Arjan Ziut përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë. Arjan Ziu ka pranuar krimin dhe ka kërkuar që të mos hetohen personat e tjerë për akuzën e vrasjes.
/ Star Plus TV /