Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi i qeverisë pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-deklaroi Rama.

Artikulli paraprakFOTO EMOCIONUESE/ PËR 3 DITË ME RADHË, KUPOLA E SAN GAUDENZIO DO TË NDRIÇOHET ME NGJYRAT KUQEZI
Artikulli tjetërRAMA: NJERËZIT NË HOTELE DO TRAJTOHEN SI TURISTË! ILAÇE 100% FALAS, NXËNËSIT DO VAZHDOJNË MËSIMIN NORMALISHT