Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dragnea është dërguar ditën e sotme në burg pasi u shpall fajtor për korrupsion nga gjykata më e lartë e vendit.

Dragnea u mor nga policia në shtëpinë e tij në Bukuresht për të filluar më tej një dënim prej tre vjet e gjysmë.

Ai u përcoll nga një sërë protestuesish, një prej tyre tundi një palë pranga përpara fytyrës së Dragneas, një tjetër hodhi një copë letre higjienike në makinën e tij teksa ai hyri në burg. Më vonë, të tjerët u mblodhën në Sheshin e Fitores në Bukuresht për të festuar vendimin e gjykatës.

Kjo ishte një goditje tjetër për udhëheqësin e Partisë Social Demokratike, menjëherë pasi ai ra nga pozita e deputetit të dielën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin e BE-së votoi edhe referendumin anti-korrupsion.

Dragnea ka qenë ministër i administratës dhe më pas minisër i Brendshëm, por pozitat e tij është shoqëruar herë pas here me dyshime për keqpërdorime të detyrës.

Artikulli paraprakPA LICENCË DHE DREJT SKADIMIT, AKU BLLOKON 21. 600 KG QUMËSHT PLUHUR DHE 375 KG KAFE
Artikulli tjetërVRASJA E MAJOLLARIT, GJYKATA PUSHON HETIMET, LIROHET KASTRIOT GJUZI