Dënimet e padrejta për shkak të mos zbatimit të ligjit përveçse i kanë marrë lirinë qytetarëve kanë krijuar kosto edhe për buxhetin e shtetit.

Nga të dhënat e ministrisë së financave vetëm në 10 janë shuma që duhet të paguajë buxheti i shtetit me taksat e qytetarëve shqiptarë arrin në 50.3 mln lekë.

Vetëm në 10 muaj thesari ka çelur fondet me objekt “kompensim për burgim të padrejtë “ për ekzekutimin e 80 vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Buxheti i shtetit po përballet me një sërë problemesh financiare gjatë kohëve të fundit për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe kostove që duhet të shlyejë për çështje të ndryshme.

Sipas ligjit për një ditë burgim të padrejtë dëmshpërblimi shkon në 5 mijë lekë. Ndërsa për çdo ditë qëndrimi në qeli kosto në ditë shkon 50 deri në 70 euro.

Aktualisht, numri personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona. Por nuk janë burgimet e padrejta që krijojnë kosto, edhe largimet e padrejta nga puna kanë krijuar një detyrim të lartë. vetëm në tre muaj shteti duhet të paguajë për këtë kategori 1.1 miliardë lekë.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 29.10.2019
Artikulli tjetërKENI PLANE PËR SOT? KUJDES ME MOTIN, JA SI DO TË LUHATEN TEMPERATURAT