Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia e shtetit ka publikuar edhe disa nga fotot dhe emrat e personave që bëjnë pjesë në listën e 50 kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri.
Emrat e të shumëkërkuarve:
Dritan Syziu, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje
Altin Arapi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Eduart Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Gentian Tako I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Gëzim Memeti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Ndërkohë policia njofton se nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme. Sipas policisë emrat e këtyre 50 personave do të publikohen nga 5 në ditët në vijim.
“Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.” thuhet në njoftimin e policisë.