Burgoset ‘baroni’ shqiptar i kokainës në Londër.

Një shqiptar, i cilësuar nga policia londineze si “baron droge”, tashmë do të duhet të vuajë 11 vite burg. Thanas Qarri, 37 vjeç, lindur në Vlorë, kishte mundur të fuste në Angli një sasi kokainë të pastër me vlerë shitje në rrugë 1.25 milionë stërlina. Por një hetim disa mujor e çoi policinë në shtëpinë që përdorej prej tij, si vend magazinimi droge. Nga procesi gjyqësor u mësua se Qarri kishte importuar nga Italia 16 kilogramë kokainë të pastër, që nëse do të përzihej shkonte në 30 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje. Shqiptari kishte ndërtuar një rrjet të tërë shpërndarësish, të cilët mbulonin zona të ndryshme në Londër dhe më pas ia çonin klientëve. Gjykatësja Judith Coello, duke i lexuar shqiptarit Qarri masën e dënimit tha se ai, së bashku me të tjerë persona kishin krijuar një rrjet të fuqishëm importi droge nga Italia dhe më pas shpërndarje në kryeqytetin britanik.

Artikulli paraprakKAPET ME 43 KG DROGË NË MAKINË, ARRESTOHET SHQIPTARI NË GREQI
Artikulli tjetërSHBA:POLITIKANËT DHE GJYKATËSIT E KORRUPTUAR FRIKË NGA TË RINJTË