Burgoset shqiptari që u kap me 100.000 £ drogë.

Një i ri shqiptar është dënuar me 1 vit burg nga një gjykatë në Britani pasi u shpall fajtor për prodhimin kanabisi për periudhën kohore 1 janar – 24 mars të këtij viti në një fermë në Middlesbrough. Në “Teesside Crown Court” u tha se Daniel Docaj i kishte telefonuar familjes së tij në Shqipëri nga një kafene në Londër, duke u thënë se një burrë i kishte ofruar punë për të qenë ‘kopshtar’ për fermën e drogës në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough. 23-vjeçari kishte qenë atje për gjashtë javë kur oficerët nga Policia e Cleveland, mëngjesin e 23 marsit ushtruan kontrolle në zonë. Prokurori Jolyon Perks i tha gjykatës se Docaj ishte në gjumë në një krevat në kuzhinë, e cila ishte dhoma e vetme që nuk përmbante bimë kanabisi. Në pesë dhoma të tjera kishte mbi 195 bimë të kanabisit, me vlerë 107,260 £. Docaj, i cili përdorte dy emra, por nuk kishte dënime të mëparshme, dhe se kishte thënë se ai ishte paguar 500 paund, dhe se i lejohej qe të largohej sa herë të donte. Ai gjithashtu ishte i pajisur me ushqime. Perks tha: “Ishte një vend favorizues për të prodhuar sasi të konsiderueshme kanabisi. Ne e kemi zbuluar nëpërmjet personave që i dërgonin ushqim atij që të jetonte atje. Kishte plehra, pajisje për ujitje dhe drita, dhe 195 bimët e kanabisit ishin në faza të ndryshme të rritjes”.

Artikulli paraprakHASHASHI, KONTROLL NGA AJRI.AKSION NGA TOKA NË VERI TË VENDIT
Artikulli tjetërPOLICIA NË MAQEDONI – E POLITIZUAR