Ministria Etilda Gjonaj, gjatë vizitës së saj në muajin dhjetor u shpreh se gjithcka është gati për të nisur punën në muajin janar, megjithate duket se informacioni nuk ka qene i sakte dhe situate ka dalë jashtë parashikimeve duke hedhur edhe hije dyshimi për mënyrën e investimit në këtë object I cili është trumbetuar si një nga investimet më të rëndësishme në Qarkun e Shkodrës.
I cilësuar si burgu i sigurise se larte dhe me hapesiren me te madhe ne Ballkan ne nje sipërfaqe prej 16 hektare, tani qendron ne pritje te sistemimit te burgosurve. Dhe behet fjale për nje kapacitet prej 3000 personash, me kushte trajtimi te standarteve qe kane burgjet ne vendet e Bashkimit Europian. Për ketë nga BE dhe Qeveria Shqiptare u akorduar 14 milion e 300 mije EURO, nje financim ky i konsiderueshem, me qëllim qe te sigurohet nje permiresim rrenjesor për trajtimin e te burgosurve ne Shqiperi.
Kjo kërkohej sa me shpejte, pasi vendi ynë gjate 3 dekadave te fundit eshte kritikuar nga institucionet nderkombetare për kushte jo te pershtateshme ne burgje dhe mbipopullim te tyre.