Burimet në universitetin e Shkodrës janë pjesë e procesit të akreditimit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Duke nisur që nga sallat, laboratoret, metodologjia dhe gjithçka tjetër bëjnë pjesë tek burimet. Agjencia britanike që ka qenë në Shkodër për të bërë vlerësimin bashkë me ministrinë e arsimit shprehet profesor Gëzim Dibra janë njohur edhe me pjesën e burimeve si ndër më të rëndësishmet në procesin e akreditimit.

Përveç burimeve apo të tjerave si këto që kërkohen prej kohësh universiteti i Shkodrës tregon kryesuesi i komisionit për akreditimin ka ngritur edhe disa struktura të reja me studentët të cilat janë një domosdoshmëri për mirëfunksionimin por edhe përafrimin me universitetet europiane.

Edhe në universitetin e Shkodrës është bërë vlerësimi për akreditimin teksa ministria e arsimit ka kontraktuar një agjenci britanike e cila ishte në Shkodër me 15-16 maj. Universiteti ka dorëzuar raportet e brendshme për këtë proces dhe tashmë pas pak kohësh pritet një draft që agjencia britanike do të sjellë bashkë me rekomandimet përkatëse.

Artikulli paraprakGJUETIA NË LIQEN, ÇINARI: OMP ZBATON RREGULLOREN
Artikulli tjetërLUKA VIJON TAKIMET ME BIZNESIN DHE QYTETARËT