Prokuroria e Përmetit ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin “Mezhgorani” me përjashtim të dy grave të vetme të ndaluara.
Për noteren Shpresa Gjoçaj u kërkua masa e sigurisë të arrestit me burg. Kështu, pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorit dhe të vendosë arrest me burg për Henri Çilin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Shpresa Gjoçaj ka dalë në përgjimet e prokurorisë teksa bën një kontratë noteriale fiktive për një apartament 50 mijë euro në emër të një personi nga Fieri.
Ky person kishte kontakte edhe me kunatin e Henri Çilit pasi i ka kërkuar të rrahë fqinjin e tij duke e paguar 5 mijë euro. Ndërkohë, për një vajzë të ndaluar, Kejsi Meço, u kërkua detyrim paraqitje e akuzuar për moskallëzim krimi.