Në Shqipëri gratë që behën nëna përfitojnë leje prindërimi për 52 javë, edhe pse jo të paguara me 100% të pagës. Kohëzgjatja e lejes së prindërimit për gratë në Shqipëri është ndër më të gjatat në botë dhe Europë.

Megjithatë nuk ndodh e njëjta gjë me lejen e prindërimit te burrat, ku leja e prindërimit është 3 ditë me pagesë të plotë. Në krahasim me vendet e BE-së, renditet ndër vendet me kohëzgjatje të shkurtër të lejes së prindërimit, pas Sllovakisë, Maltës dhe Luksemburgut.

Në një artikull të punuar nga Rrjeti Europian i Gazetarisë së të Dhënave mbi të drejtat e prindërimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve doli në përfundimin se shumë baballarë delegojnë aktivitetin e tyre të kujdesit te bashkëshortet, të cilat mbeten jashtë tregut të punës.

Kjo është një situatë jo homogjene e të drejtave dhe detyrave dhe për këtë arsye leja prindërore po ndryshon në shumë vende të Bashkimit Europian.

Leja e atësisë, si funksionon ajo në Evropë?
Për këtë arsye, Komisioni Europian në vitin 2017 paraqiti propozimin për një direktivë mbi balancën midis jetës profesionale dhe familjare për prindërit dhe ofruesit e kujdesit, gjë që sugjeron shtetet anëtare, ndër të tjera, të miratojnë një minimum prej 10 ditësh të pushimit të detyrueshëm të atësisë.

Aktualisht pothuajse të gjitha vendet e BE-së garantojnë këtë të drejtë, me një kohëzgjatje mesatare prej 11 ditësh. Sllovenia qëndron me 30 ditë deri në 90% të pagës, Rumania me 15 deri 100% (me kusht që babai merr një kurs për kujdesin ndaj fëmijëve) dhe Bullgaria me 15 ditë deri në 90%.

Vendet e Ballkanit janë larg standardeve evropiane: pushimi i atësisë është pothuajse më pak se 7 ditë, dhe në disa raste as nuk paguhet. Nga ana tjetër, edhe Italia nuk respekton udhëzimet e BE-së, me vetëm 5 ditë pushim për baballarët e rinj.

Megjithatë, sipas një studim nga Eurofound në 23 nga 28 vende të BE-së vetëm 10% e prindërve vendosin të marrin leje për të lënë punën me rastin e lindjes së fëmijës së tyre, me një spektër që varjon nga 0,02% në Greqi në 44% të Suedi.

Faktor që ndikon në vendimmarrjen e burrave janë disa, përveç atij kulturor. Së pari, faktori ekonomik: niveli i ulët i kompensimit ndikon në marrjen ose jo të lejes së atësisë.

Lejet e lindjes për nënat
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina dallojnë për kohëzgjatjen e lejes së lindjes (52 javë), por përfitimi është vetëm 60-65% e pagës shkruhet në artikull.

Situata është e ndryshme në Bullgari, ku leja zgjat 58 javë, por paguhet 90%. Për të inkurajuar riintegrimin e nënave të reja në tregun e punës, qeveria bullgare në vitin 2017 miratoi një masë që garanton 50% të përfitimeve që ata marrin për të qëndruar në shtëpi brenda vitit të parë të fëmijës.

Artikulli paraprak‘ME 30 NËNTOR FILLOJNË APLIKIMET’, FTESA E RAMËS PËR TË INTERESUARIT NË BUJQËSI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA KONSULLI I GREQISË NË GJIROKASTËR