Burrë e grua kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksimit nga ngrohja me qymyr.
Policia e Fierit bën me dije se gjatë ditës së enjte, 12 janar 2017, kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen në reaminacion shtetasit E.S, 60 vjeçe dhe S.S, 64 vjeç, banues në fshatin Dukas të Patosit. Bashkëshortët duke u ngrohur në banesën e tyre me qymyr druri, janë intoksikuar nga monoksidi i karbonit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.