Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet! Dy të moshuar, burrë e grua janë konfliktuar, pë motive të dobëta, në një konflikt që ka përfunduar edhe në dhunë fizike.

Në dosjen që Top Channel disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S e cila tregon se bashkeshorti mbasi u kthye në banesë , ajo e kishte pritur që të drekonin së bashku.

‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.

Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin- ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti. Pas kësaj përshkruan prokurorja e çështjes , të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Gjykata civile thotë se dhuna vijon të jetë në rritje, dhe sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend në rritje të grave që po dhunojnë vjehrrën, motrën apo kunatën.

Artikulli paraprakTË MËRZITUR NGA DITËT ME SHI? NJË LISTË ME AKTIVITETE QË DO JU NDRYSHOJNË HUMORIN
Artikulli tjetërNESËR MBAHET RAUNDI I DYTË I ZGJEDHJEVE LOKALE, SOT HESHTJE ZGJEDHORE NË KOSOVË