Burri digjet me benzinë, vdes nga plagët
Një person ka humbur jetën në orët e pasdites së sotme, teksa është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43 në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës “Mitat Hoxha”. Viktima, ende i pa identifikuar, raportohet se është i seksit mashkull, 175 cm i gjatë dhe rreth moshës 30-40 vjeç. Ai ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar “benzinë” dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës. Policia thotë se është njoftuar nga një dëshmitar në vendngjarje. “Një dëshmitar ka parë veprimin dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët por nuk ka mundur ta shpëtojë personin që humbi jetën dhe më pas ka njoftuar menjëherë policine e Sarandës”. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e tij. Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.