Një 43-vjeçar banues në Levan të Fierit është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje.

Arti Baka përfundoi në pranga, pasi bashkëshortja e tij shtetasja F.B, 29 vjeçe ka bërë kallzim në polici se është dhunuar prej tij. Sipas 29-vjeçares, bashkëshorti në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në prezencë të fëmijëve dhe në disa raste ka tentuar të presë damarët e dorës e të pijë fotoksinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes i mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.

Artikulli paraprakFUSHË-KRUJË/ KAPEN 425 KG DROGË DHE ARMË, NË PRANGA 6 TRAFIKANTË
Artikulli tjetërTASS: TRUMP DHE PUTIN ZHVILLOJNË BISEDË TELEFONIKE MË 28 JANAR