Në rrugen “Nikolla Tupe” në zonën e ish-bllokut në Tiranë, raportohet se në tortuar është gjetur i pajetë një burre rreth 60 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk dihet ende nëse personi ka vdekur apo është vrarë. Burrit i janë gjetur shenja lëndimi në trup, ç’ka bën të mendohet se mund të bëhet fjalë për krimin e radhës, në zonën e Tiranës, ku vrasjet janë të shpeshta.Në trupin e viktimës është dalluar një shenjë, që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri.Policia po verifikon një makinë tip BMW që është parë pranë vend-ngjarjes.Viktima eshte Memli Begalla 64 vjec.
Dyshohet se personi është qëlluar sapo ka dalë nga vetura e tij dhe autorët janë larguar me një BMW të zezë.Nga policia konfirmohet se janë shoqëruar 5 persona.