Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit.Një burrë 65 vjeç është gjetur i pajetë mbi shinat e trenit.
Sipas policisë, 65-vjeçari me inicialet A. M., dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.Ndërkaq këto shina mësohet se janë jashtë funksionit.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
Më datë 21.07.2018, në fshatin Mbyet, Fier, mbi shinat e trenit te linjës Fier-Ballsh (jashtë funksionit), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi A. M., 65 vjeç.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.